Kreu i Partisë Demokratike në Durrës Igli Cara ka uruar mësuesit për 7 Marsin.
Cara është takuar ditën e sotme me zyshën e tij të matematikës, Verën e cila ka 56 vite që jep mësim.
“Një urim i përzemërt për të gjithë armatën e dijes, që i jep vlerë këtij profesioni kaq të veçantë dhe domethënës, duke e kthyer në një mision fisnik!”, shkruan Cara në postimin e tij në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Gëzuar 7 Marsin, zëdhënës të dijes!
Ku ka më bukur, se ta nisësh ditën, me mësuesen time te matematikes, me zysh Verën, siç e njohin të gjithë!
56 vite mësimdhënie!
Në pamundësi për t’i takuar të gjithë, kujtoj me mirënjohje dhe respekt secilin prej tyre, edukator dhe mësues që u bënë pjesë e formimit tim!
Një urim i përzemërt për të gjithë armatën e dijes, që i jep vlerë këtij profesioni kaq të veçantë dhe domethënës, duke e kthyer në një mision fisnik!
Mësuesit tanë të nderuar meritojnë më shumë!
Një ditë nuk mjafton për t’i vlerësuar dhe uruar!
Besimplotë që bashkë do t’i japim një tjetër vlerë profesionit të nderuar të mësuesit!