1 nëntor 2013 – Një djalë i vogël 10-vjeçar është hedhur nga kati i 30-të pasi mesa duket mësuesja i ka “thënë” që të hidhej prej aty.

Jun Jun, mesa duket nuk arriti të shkruante një hartim me 1 mijë gërma me kritika për veten, ashtu siç i kishte kërkuar mësuesja e tij.

Gjatë kohës që mësuesja shpjegonte ai fliste me shokun e bankës, ndaj duhej ndëshkuar.

Të afërmit dhe fqinjët e familjes akuzojnë mësuesen për këtë ngjarje të rëndë.

Prindërit e djalit, kanë nisur një fushatë sensibilizimi dhe kërkojnë më pak trysni ndaj fëmijëve të tyre