SHBA, 30 mars 2014 – Një mësuese amerikane është kapur në flagrancë në një dhomë hoteli, ndërsa po bënte seks me një nxënës të saj 17 vjeçar. Erin Kathleen Queen, mësuese në liceun Charles Page në Sand Springs, Oklahoma, është akuzuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një të mitur, por gjykata ka vendosur ta lirojë atë me kusht e të mos e dërgojë në burg. Në të njëjtën kohë asaj do t’i duhet të paguajë një gjobë prej 600 dollarësh.

Vendimi është pritur me reagime të ashpra nga prindërit e nxënësit 17 vjeçar, që kanë kërkuar që Erin të përfundojë në burg. Ata kanë deklaruar se djali i tyre u kishte thënë në fillim se do flinte tek shtëpia e një shoku, pastaj ditë më vonë u kishte treguar se kishte fjetur me një 27 vjeçare. “Na tha dhe emrin e vajzës, por vetëm më vonë ne bëmë lidhjen me mësuesen e tij”,- tregojnë të indinjuar prindërit e 17 vjeçarit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/