Mësuesja nga Devolli që humbi jetën dy ditë më parë, fitoi një betejë tjetër të rëndë.
Ora News raporton se 48 vjeçarja Luiza Dule kishte arritur të mposhtte sëmundjen e kancerit të gjirit.
Mësuesja humbi jetën në aksident rrugor, pasi fuoristrada me të cilën udhëtonte, u përmbys në një zonë malore teksa po i hapte rrugë një makine tjetër. Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe disa persona të tjerë, arsimtar dhe një infermiere.





