3 rumunë dhe 2 shqiptarë i kërkojnë 3000 euro, në këmbim të heshtjes

ROME, 6 qershor 2013 –Forlì, 6 qershor 2013 – Ata e kanë shantazhuar, duke i kërkuar 3 mijë euro në këmbim të heshtjes:  gjashtë djemtë të moshës 17 – 22 vjeç , katër rumunë dhe dy shqiptarë që jetojnë në Forlì. Në këmbim të parave, ata nuk do t’i kishin treguar burrit të gruas 51 vjeçare mësuese në Forli , videon (filmuar me telefon) që tregon atë me të dashurin saj, në makinë, në një rrugë të veçuar në Forli.

Por viktima nuk ka pranuar dhe i ka denoncuar në polici. Ajo ka pranuar të takohet me të rinjtë dhe menjëherë pas pagesës së një kësti, ka ndërhyrë policia, duke arrestuar tre prej tyre në flagrancë.

Krimi: Në pranga edhe një ish-student i mësueses i cili ishte mik i njërit prej fëmijëve të saj. Dy të rinj të tjerë janë arrestuar më vonë. 

 E gjitha filloi një natë, kur një makinë që mbante katër adoleshentë kalon nëpër periferinë e qytetit.

Papritmas njëri prej të rinjve njohu makinën e mësueses, nga e cili ai merrte disa mësime private. 

Makina ndalon. Pregatitet plani i shantazheve. Me telefon celular filmohet një Video. Filmimi ishte i qartë, pavarësisht errësirës. Çifti i pa të rinjtë vetëm në momentin e fundit. Dy minuta më vonë mësuesja merr një mesazh tekst : 

"Ne kemi fotografitë e tua me të dashurin tuaj. Nëse ju nuk doni që video të përfundojë në duart e burrit tuaj duhet të paguani. Por mos thuaj asgjë, flisni vetëm kur ju të jeni vetëm".

Më pas gruas i arrin dhe një telefonatë. Ky zë është regjistruar me një theks të huaj: "Shihemi nesër në parkun e qytetit …". Ditën tjetër, ajo shkon në takim. Në një stol ku ajo ulet duke pritur dhe aty vjen një djalë i ri i maskuar me xhup dhe syze dielli. Djali dëshiron që ajo të paguajë 3 mijë euro në këmbim të heshtjes me burrin e saj. Në këtë pikë, e tmerruar, gruaja shkon në policinë e Forlit. Policia vendos të organizojë një kurth për t’i zënë në befasi të rinjtë. Gruaja shkon në takim për të paguar një këst të shantazhit. Paratë janë përvetësuar nga një i riu, i cili u ndalua nga policia, e cila bllokoi të riun në arrati, duke i sekuestruar paratë dhe telefonin celular me imazhet shokuese. Njëkohësisht, policia ka arrestuar dhe dy të rinj, të cilët ishin ulur në një stol në park.