Santa Fe, NM, 7 maj 2013 – Një mësuese e martuar e shkollës së mesme në Santa Fe të New Mexico, Jennifer Vigil 31 vjeç, u arrestua nga policia pas denoncimit të bërë në ngarkim të saj.

Mësuesja u akuzua nga një nxënës 18 vjeçar, të cilin e kishte mbajtur në klasë mbyllur pas mësimit, në mënyrë që të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Nxënësi tha në polici se e kishte refuzuar propozimin e saj, por mësuesja e kishte sulmuar dhe i kishte thënë se pa kryer së paku marrëdhënie orale nuk do e linte të lirë.

Gjithçka që tha studenti u provua lehtësisht, pasi gjatë këtyre momenteve ky i fundit kishte xhiruar në fshehtësi çdo gjë me telefonin e tij celular.

Nën akuzën e ngacmimeve seksuale, Jennifer u pushua nga puna, u gjobit me 25 mijë dollarë, ndërsa u dërgua në burg.

Mësuesja e martuar  31 vjeçare, dëshironte të përdhunonte nxënësin dhe i tha atij "Nuk ju lë të lirë deri sa unë të marr diçka nga ju'.