Me rastin e “Ora e Tokës” Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një foto të një vogëlushi në Facebook-un etij. Por duket se ky veprim e ka revoltuar pa masë mama e vogëlushit e cila i ka shkruar një letër kryebashkiakut. Në letër mësuesja e shkollës :Andon Zako Çajupi” i ka kërkuar kryetarit të bashkisë të heqë foton e publikuar në Facebook, pasi ai nuk ka marrë leje për të bërë një veprim të tillë.
Ina Kasimati kërkon heqjen e një albumi me foto, I cili është realizuar nga bashkia me rastin e “Ora e Tokës”, pasi askush nuk i ka marrë leje më parë për publikimin e kësja fotoje, ku duket fëmija i vogël.
“Sot ,kam postuar në kutinë e Bashkisë Letra për kryetarin, ankesën time drejtuar ju , Z.Erion. Po jua përsëris ,me çdo të drejtë Zoti që kam: Hiqeni foton e fëmijës tim nga kjo faqe. Vazhdoni të shkelni etikën , moralin, dinjitetin”, i shkruan mësuesja kryetarit të bashkisë 8 ditë pas publikimit të fotos.





