12 mars 2015 – Mësuesit po kërkojnë që një kolegia e tyre në veri të Turqisë, të pushohet nga puna, pasi u kishte thënë disa nxënëseve se ato e meritonin të përdhunoheshin pasi nuk po mbanin shaminë e fesë Islame.
“Ju nuk e keni kokën e mbuluar, kështu që përdhunimi i juaj është i lejuar sipas Islamit”, citohet të ketë thënë mësuesja e identifikuar me inicialet L.Y.I.
Këto komente aspak të pranueshme, thuhet se ajo i kishte bërë pasi ishte nervozuar pas një zhurme të shkaktuar nga bisedat mes vajzave dhe djemve.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





