SHBA, 23 mars 2014 – Një mësuese matematike 41 vjeçare ka organizuar në klasë një marrëdhënie treshe me dy nxënës të saj 16 vjeçarë. Pas orgjisë, mësuesja e ka vijuar takimin me njërin nga nxënësit në një restorant jashtë shkollës. Lori Quigley, nga shteti i Georgia-s në SHBA, është arrestuar pasi akuzohet për një sërë veprash penale me sfond seksual. Autoritetet mendojnë se 41 vjeçarja mund të ketë kryer marrëdhënie edhe me nxënës të tjerë. Mësohet se mësuesja e matematikës kishte dhënë dorëheqjen nga shkolla, ku jepte mësim, rreth 1 muaj më parë. Sipas hetuesve, orgjia për të cilën akuzohet 41-vjeçarja mendohet të jetë konsumuar në muajt shtator-tetor të vitit 2012. Gjykata ka vendosur që mësuesja të paguajë 50 mijë dollarë nëse do të lirohet me kusht.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





