SHBA, 29 prill 2014 – Marrëdhëniet seksuale shokuese mes nxënësve dhe mësuesve nuk kanë të ndalur në SHBA. Këtë herë, vëmendjen e medieve amerikane e ka pushtuar një mësuese që ka bërë seks me nxënësin e saj vetëm 13 vjeç.
Stephanie Seabury, nga Long Island, që kishte krijuar një marrëdhënie të vërtetë me njërin nga nxënësit e saj është arrestuar. Kamerat e sigurisë së shkollës Fred Fifer në Dover, Delaware kanë fiksuar mësuesen, ndërsa largohej me makinën e saj bashkë me nxënësin.
Sipas hetuesve, mësuesja e kishte marrë nxënësin 13 vjeçar në më shumë se një rast në shtëpinë e saj. Hetuesit gjithashtu kanë zbuluar materiale hot që nxënësi dhe mësuesja kishin shkëmbyer mes tyre.
Mësuesja është akuzuar për abuzim seksual me të mitur duke shfrytëzuar autoritetin e saj. Deri në pritje të dhënies së verdiktit final nga gjykata, ajo është pushuar nga puna.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





