Një mësuese në Virxhinia, u arrestua të premten nën akuze për veprime të turpshme ndaj të miturve, pasi ajo u kishte dërguar atyre foto nudo të saj.
Trejsi Miller pranoi para policisë se kishte shkëmbyer foto të tilla me të paktën 5 nga nxënësit e saj minoren. Nëpunësit në shkollë thanë se ata po investigojnë më shumë rreth çështjes.
27-vjeçarja raportohet t’u ketë dërguar imazhe të shumta nxënësve të saj meshkuj përgjatë disa muajve përmes një aplikacioni në celular.
Autoritetet do të pyesin studentët e tjerë për të përcaktuar se kush tjetër mund të jetë i përfshirë dhe nëse Miller kishte kontakt fizik me ta. Miller ishte punësuar në shkollë që nga janari si mësuese e edukimit fizik. Aktualisht është pezulluar nga shkolla deri në një njoftim të mëtejshëm.





