FLORIDA, 07 mars 2013 – Shumë plazhe në jug të Floridës janë mbyllur për pushuesit, pasi është konstatuar prezenca e një numri të konsiderueshëm peshkaqenësh jo shumë larg brigjeve. Peshkaqenët janë duke udhëtuar drejt veriut, ashtu siç kanë zakon të bëjnë çdo vit.

''Ky është një fenomen që verifikohet çdo vit,- konfirmon një nga rojet e plazhit,- por duhet të tregohemi të kujdesshëm sepse nuk ka rrjeta që t’i mbajnë larg ata”. Ekspertët bëjnë të ditur se janë rreth 15 mijë peshkaqenë, shumë prej tyre jo më shumë se 200 metra larg vendeve ku lahen pushuesit.  

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/