Presidenti Ilir Meta ditën e sotme do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Itali pas marrjes së postit të Kreut të Shtetit.
Vizita që do të zgjasë dy ditë, nis sot në mesditë kur Presidenti Meta do të takojë Presidentin italian Sergia Mattarella.
Në ora 19:30 të mbrëmjes Meta do të pritet në sallën e Kavalierëve në Parlamentin italian nga kryetarja e dhomës së deputetëve Laura Boldrini.
Gjatë ditës së dytë të qëndrimit të tij në Romë, Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë një takim pune dhe me kreun e Dhomës së Senatit z. Pietro Grassi.
Gjithashtu, Presidenti Meta do të takohet në Romë dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar si dhe me gazetarë vendas.





