Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur këtë të enjte në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
Gjatë një takimi të mbajtur me strukturat e PL-së në Elbasan, Meta theksoi se gjatë 24-orëve të fundit kanë ndodhur 3 atentate me 4 të vrarë.
Sipas tij kjo është përgjegjësi e kryeministrit Rama dhe nënshtrimit të shtetit përballë të fortëve.
Meta: Për fat të keq ky nuk është problemi i vetëm i Elbasanit. Një qytet i njohur për qytetarinë artin dhe kulturën është kthyer në një përplasje të dhunshme bandash.
Kjo është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ramës dhe të nënshtrimit të shtetit përpara të fortëve.
Në 24-orë 3 atentate në Shqipëri, 4 viktima. Jo vetëm kaq po në 8 muaj 40 e ca atentate, dhjetëra të vrarë. Specializimi i policisë kohët e fundit, jo për faktin se nuk kemi policë të aftë, por policia është e mpirë për shkak të lidhjeve të krimit me politikën.





