Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta mbajti këtë të premte një takim me simpatizantë të PL-së në bashkinë e Kuçovës, ku prezantoi Lefter Maliqin si alternativën e opozitës për zgjedhjet lokale.
Në fjalën e tij Meta u ndal dhe te shembja e pallateve në Tiranë, ku tha se qeveria e kryeministrit Rama po nxjerr nga shtëpitë qytetarët me qëllim që të ndërtojë aty kulla për oligarkët.
“Është plan shpopullimi dhe braktisja e buqësisë. Nuk mund të jetë prioriteti të bëjmë kulla dhe vetëm rriten çmimet e apartamenteve se pastrojnë paratë.
Shkatërron portin kombëtar për të bërë banesa. Kanë bërë vetë shqiptarët hotele dhe banese është mjaft e qartë që kjo është vjedhje. Edhe ata janë të qartë dhe bëjnë akte të marri me shpresën se do trembin njerëzit, pasi e kanë humbur besimin e tyre.
Premtoi legalizim përpara urbanizmit, tha që edhe Enver Hoxha të ngjallet nuk ua merr do të banesat. Tani si fashist i nxjerrin njerëzit nga shtëpitë që të ndërtojnë kullat e oligarkëve”, tha Meta.