11 korrik 2015 – Faktori kryesor i rezultatit që Lëvizja Socialiste për Integrim mori në zgjedhjet lokale të 21 qershorit për Ilir Metën është mesazhi pozitiv që kjo forcë përçon te qytetarët, si dhe stabiliteti që ajo kërkon të ofrojë për vendin.

Në analizën e rezultateve të zgjedhjeve të kësaj force në qarkun e Durrësit, Meta i vlerëson si tepër pozitive votat që LSI-ja ka marrë në të gjithë vendin duke u renditur forca e tretë në vend dhe kërkon që ky rezultat të shërbejë si bazë për të ardhmen.

Deputeti i qarkut të Durrësit Lefter Koka falënderoi edhe mbështetësit e kësaj partie për votën që dhanë për kandidatin e përbashkët të maxhorancës për bashkinë e këtij qyteti, Vangjush Dakon.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/