TIRANE, 2 maj 2013 – Ilir Meta u ka bërë sot apel Berishës dhe Ramës që të votojnë 3 ligjet e cilësuara, përpara shpërndarjes së parlamentit. Sipas Metës, miratimi i ligjeve do të lejonte marrjen e statusit të vendit kandidat brenda këtij viti.
“Të bëjmë të mundur që këto 3 ligje të miratohen tani që jemi në mbyllje të sesionit parlamentar, në mënyrë që vendi të sigurojë mundësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat brenda këtij viti. Nëse nuk tregohet vullnet, çështja e miratimit të këtyre 3 akteve mbetet një përgjegjësi shumë e madhe për parlamentin e ri dhe ka pak shanse që vendi të fitojë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti”, u shpreh Meta gjate një konference për shtyp.
Kreu i LSI theksoi rëndësinë e miratimit të ligjit për statusin e nëpunësit civil, pasi sipas tij, ligji aktual lejon shumë hapësira për hakmarrje politike.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





