Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të rishikojë me vëmendje çështjen e ndarjes së mandateve të deputetëve. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, u shpreh nga Shkodra se votimi pro hetimit të ndarjes së mandateve, veçanërisht për qarkun e Beratiti, është detyrim para elektoratit dhe nuk ka të bëjë me koalicionet politike.
“KQZ duhet të punojë me efektivetet maksimal sepse nuk ka kohë për të humbur, për të plotësuar të gjithë standardet e duhura për realizimin e zgjedhjeve, në mënyrë më korrekte dhe shembullore më 23 qershor.
Ndaj dhe ne kemi apeluar për tu zhbllokuar situata e fundit në KQZ dhe të gjithë duhet të punojmë me një frymë bashkëpunimi dhe konsensusi për këtë qëllim”, tha Ilir Meta, kryetar i LSI. Lidhur me pozicionimin e LSI në zgjedhjet e 23 qershorit, Meta u shpreh se është herët për të dhënë përgjigje përfunditmare, por duke theksuar se partia që përfaqëson është subjekt që respekton marrëveshjet.
Lidhur me privatizimet e rëndësishme të bëra nga qeveria,Metatheksoi se për sa kohë ato do të jenë transparente dhe në respektim të pasurisë kombëtare të taksapaguesve, do të kenë mbështetjen e LSI-së.