Nga ekspozita e Avni Delvinës në Teatrin Kombëtar, presidenti Ilir Meta ka përcjellë edhe njëherë mesazhin për dialog.
Meta tha se vetëm me dialog mund të zgjidhim në mënyrë të arsyeshme sfidat e së ardhmes, larg arbitraritetit dhe interesave okulte.
"Është e domosdoshme që të gjithë të reflektojë dhe dialogojmë si një shoqëri e qytetëruar dhe e emancipuar për të zgjidhur të gjitha sfidat në mënyrë të arsyeshme, larg arbitraritetit, larg interesave okulte. Në interes të kulturës sonë, qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë. Është detyra jonë të përforcojmë vlerat e shoqërisë sonë që të ecim të sigurt drejt europianizimit. Nuk mund të ketë një shoqëri europiane pa identitetin e saj kulturor dhe kombëtar."





