Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta garanton se shumë shpejt do të marrë fund koha e nëpërkëmbjes së të drejtave të qytetarëve dhe pronave të tyre.

Gjatë një takimi me përfaqësues të njësisë 8 në Tiranë, Meta u shpreh se askush “nuk do të guxojë t’u hedhë gaz në shtëpitë e tyre për t’i nxjerrë dhunshëm në mes të katër rrugëve”.

Sipas kreut të PL-së, fuqizimi i kësaj force politike është garanci për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve dhe zgjidhur shqetësimet e tyre.

“Në takimin me përfaqësues të Njësisë Nr.8 në kryeqytet i garantova se koha e nëpërkëmbjes së të drejtave të tyre dhe pronave do të marrë fund shumë shpejt e përgjithmonë.

Askush nuk do të guxojë t’u hedhë gaz në shtëpitë e tyre për t’i nxjerrë dhunshëm në mes të katër rrugëve. Ligji, humanizmi, transparenca dhe Llogaridhënia do të na udhëheqin në çdo vendimmarrje në shërbim të komunitetit.

Fuqizimi i Partisë të Lirisë, garanci për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve dhe zgjidhur shqetësimet e tyre”, thekson kreu i PL-se.