Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar një rikthim të mundshëm të ish-kreut të PD Lulzim Basha, pasi kjo është përfolur pas ngjarjeve të fundit me regjistrimin e PD në KQZ.
Ai u shpreh se nuk kishte asgjë për të thënë për një njeri i cili e la opozitën me zero këshilltarë dhe që zgjodhi të mos regjistrohej në zgjedhje.
Meta shtoi se Basha e preu në besë, pasi i kishte kërkuar të shtynte datën e zgjedhjeve kur ai ishte president.
“Një njeri që e la opozitën me zero këshilltarë. Ç’të them unë për të? Njeri që u shtri në këmbët e mia për të shtyrë dekretin për zgjedhjet vendore para 4 vitesh. Pastaj caktoi datën e zgjedhjeve sepse 13 tetorin e caktoi ai e jo unë dhe nuk e regjistroi PD. Caktoi vetë datën, hyra në një debat me Ramën e socialistët, për interesin e Shqipërisë, dhe ai sërish më preu në besë”, tha Meta në emisionin “Open”.