SHKODER, 30 maj 2013 – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u takua në Shkodër me biznesmenë, dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme të biznesit. Ai deklaroi se biznesi duhet të jetë një partner shumë i rëndësishëm i qeverisë. Duke folur për një situatë ekonomike kaotike zoti Meta tha se vendit i duhet një model i ri, ku rëndësi ti kushtohet prodhimi dhe eksportit.

"Për ne është imediate që përpara se të diskutojmë për taksat, të diskutojmë dhe të angazhohemi për një model të ri ekonomik, i cili bazohet jo thjesht tek konsumi, i cili është financuar deri më tani nga të ardhurat e emigracionit, por që bazohet tek prodhimi në vend. Dhe akoma më tepër tek një ekonomi që jo vetëm prodhon por edhe eksporton. Kjo është rruga më e sigurt për një ekonomi kombëtare të qëndrueshme dhe njëkohësisht edhe për një punësim të qëndrueshëm", tha Ilir Meta, Kryetar i LSI.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se Lëvizja Soialistë për Integrim në ditët në vijim do të japë një alternativë për shlyerejen e borxheve që qeveria I ka bizneseve si dhe dhe për TVSH e parimbursuar deri më tani. Biznesmenët që morën fjalën përcollën ide që i shërbejnë përmirësimit të klimës së biznesit në vend.