Pas njoftimit nga Sali Berisha se më 3 mars do të mbahet protestë kombëtare, ditë në të cilën Gjykata e Apelit do të japë vendim për vulën e PD-së, Ilir Meta konfirmoi se do të marrë pjesë.

Kreu i Partisë së Lirisë tha se sa i përket çështjes së vulës, e cilësoi si një problem të demokracisë, ndërsa tha se “është çështje e shpartallimit të grushtit të shtetit, proces i nisur shumë herët, përmes ‘Rama-forma’”.

Çështja e PD nuk është çështje e demokratëve, është e vetë demokracisë, e pluralizmit. Është çështje e shpartallimit të grushtit të shtetit, proces i nisur shumë herët, përmes Rama-forma, drejtësia e Surrelit që urdhëron kancelarin e gjykatës që të mos regjistrojë vendimin e gjykatësit në regjistër. Kjo është drejtësia e Surrelit.

Shqiptarët në 3 mars duhet të japin një mesazh të qartë të gjithë gjykatësve, prokurorëve të mos bëhen bedela të Ramës dhe McGonigal-ëve.

Ndaj në 3 mars jemi në solidaritet të plotë me PD, demokratët anembanë e të sigurt që në 3 mars janë në solidarët dhe socialistët me këmbë në tokë që duan normalitet dhe kërkojnë llogaridhënie. Ky korrupsion pa asnjë diskutim ka goditur gjithë shoqërinë në gjithë segmentet e saj, ka rritur varfërinë”, tha Meta.