Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka dekoruar me titull “Mjeshtër i Madh” 5 peshëngritës të spikatur, me kontribute të rëndësishme për zhvillimin cilësor të këtij sporti.

Kreu i Shtetit dekoroi peshëngritësit e shquar: Vehap Xhindoli, Esat Ademi, Ilir Çelaj, Endri Haxhihyseni, Gerti Trasha në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e shquar sportive.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse drejtuar sportistëve të dekoruar, familjarëve dhe kolegëve të tyre të pranishëm në ceremoni, Meta tha se me rezultatet e tyre kanë përfaqësuar denjësisht këtë sport dhe janë shembull frymëzimi.