Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vendosur mbrëmjen e sotme të dekretojë ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Por sërish nuk është dekretuar ministri i ri i Jashtëm, i propozuar nga Rama, Gent Cakaj. Nga ana tjetër, Meta ende nuk ka dekretuar shkarkimin e ministrit Bushati, i cili vijon të mbetet në detyrë në dikasterin e Ministrisë së Jashtme.
Presidenti ka dekretuar mbrëmjen e sotme, ministren e re të Arsimit, atë të Kulturës, të Financave dhe të Infrastrukturës.





