Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ministrin e Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj. Ky i fundit  u propozua sot nga kryeministri Edi Rama si minstër Shteti për Rindërtim, ndërkohë që Presidenca konfirmoi vullnetin pro dekretit, përmes zëdhënësit Tedi Blushi.

Ditën e sotme kreu i qeverisë i ka propozuar presidentit Ilir Meta që të emërohet si ministër i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetajt, ish-ministri i Financave. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Presidencës, e cila është shprehur pro këtij propozimi të kryeministrit.