Presidenti i Republikës, Ilir Meta së bashku me kongresmenin Amerikan, Eliot Engel kanë bërë homazhe sot në Tropojë pranë shtatores së liderit të Lëvizjes së Dhejtorit '90, Azem Hajdari.
Meta shkruan në Facebook se respekti i sotëm ishte i dyfishtë pasi nderimin për Hajdarin, e ka bërë së bashku me mikun e madh të shqiptarëve, Engel.
"Sa herë vij në Tropojë, nuk mund të mos ndaloj para shtatores së liderit të Lëvizjes Studentore dhe mikut tim të Dhjetorit ’90, Heroit të Demokracisë dhe Pluralizmit në Shqipëri, Azem Hajdari. Ky respekt i sotëm ishte i dyfishtë pasi nderimin e bëmë së bashku me mikun e madh të kombit shqiptar, Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Eliot Engel", shkruan Meta.





