Janë pamje që nuk i shohim shpesh. Jemi mësuar me akuza e kundër por ndonjëherë ka dhe takime të ngrohta.
I tillë ka qenë takimi sot mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama në Këshillin Kombëtar të Integrimit. Ndonëse nuk ka pasur shtrëngime duarsh, Meta dhe Rama kanë përplasur krahët, përshëndetja tipike në kohë pandemie dhe janë shfaqur shumë të buzëqeshur.
Të dy kishin zgjedhur kostume ngjyrë blu, ndërsa hyjnë në ambientet ku po zhvillohej mbledhja së bashku me kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi.





