TIRANE, 5 tetor 2013 – Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishin që të dy në ceremoninë e  çeljes së ekspozitës numizmatike me rastin e 100-vjetorit të nënshkrimit të koncesionit bankar mbi krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Meta dhe Topalli, që nuk njihen për ndonjë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin janë parë duke shtrënguar duart.

Fotoja në fakt nuk është publikuar as nga Kuvendi dhe as nga vetë Meta dhe Topalli.

Gjatë votimit të Metës për kryetar Kuvendi, u pa që mes Topallit dhe kreut të LSI-së nuk pasi asnjë shkëmbim vrojtimesh.

Por në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar gjithçka ishte ndryshe. Ata i buzëqeshën njëri-tjetrit me mirësjellje.