Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbyllje të mesazhit të tij nga protesta pohoi se Rama do të largohet me çdo çmim.
“Numërimi mbrapsht për të keqen e Rilindjes, ka filluar. Shqiptarët kanë filluar të jenë zot të fatit të tyre dhe mos ta presin këtë të mirë nga askush tjetër, përveç vetes dhe fëmijës së tyre. Populli ka vendosur që Rama të largohet një orë e më parë, si një mafioz, i kapur në flagrancë. Edi Rama është trashmë vetëm një subjekt i merituar për drejtësinë. për veprime të rënda minuese kundër Kushtetutës dhe demokracisë dhe për grabitjen masive, mld euro që gjendjen në offshoren e tij, duke nisur nga offshori që vjedh taksat për landfillin e Tiranës. Ai është përgjegjës për mbipopullimin e burgjeve, për të rinjtë ka ofruar dy alternativa; ose largim nga vendi ose përfshirje në veprimtari kriminale. Bashkëpunëtorë të tij pastrojnë paratë. Ai ndaj e do pushtetin, që ta kthejë Shqipërinë në parajsë fiskale. ndaj populli i Shqipërisë është sot këtu për të bërë ndryshimin me çdo çmim, përmes protestës dhe votës së lirë për të shporrur një herë e më parë këtë sekt Të gjithë bashkë në këtë shesh jemi energjia e pandalshme e ndryshimit me çdo çmim. Çmimin le ta zgjedhë lepuri që ka 3 javë që i fshihet parlamentit. Zoti ju bekoftë ju!”, tha ai.