Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta prit në takim Presidentin bullgar, Rumen Radev, me të cilin ka ngritur edhe dolli për miqësinë e fortë mes dy popujve.
Në një postim në Facebook, teksa publikon fotot nga takimi miqësor shkruan se Bullgaria ishte streha e sigurt e shumë patriotëve shqiptarë gjatë Rilindjes Kombëtare në luftën për përhapjen e gjuhës shqipe dhe arritjen e pavarësisë.
POSTIMI I PLOTË
I lumtur të ngrija një dolli me Presidentin Radev për miqësinë e fortë të dy popujve tanë!
Bullgaria ishte streha e sigurt e shumë patriotëve tanë gjatë Rilindjes Kombëtare në luftën për përhapjen e gjuhës shqipe dhe arritjen e Pavarësisë. Në Sofje, Shahin Kolonja, Kristo Luarasi, Mithat Frashëri etj., në shtypshkronjën “Mbrothësia” botuan abetare pafund dhe gazetën “Drita” për t’i shpërndarë kudo në Atdhe me qëllim lartësimin e ndjenjave kombëtare dhe mobilizimin për kryengritjet finale që do sillnin Pavarësinë tonë në 28 nëntor 1912.
Edhe e ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-bullgare duket plot shkëlqim e mirëbesim.





