Presidenti, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi. Në qendër të diskutimeve mes tyre në drekën e punës të zhvilluar në Durrës, ka qenë forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.

Meta ka nënvizuar se është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE, por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme.

Në takimin mes tyre, dy Presidentët kanë theksuar se rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis Shqipërisë dhe Kosovës është një prioritet i përbashkët.