Tiranë, 22 mars 2014– Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, është fotografuar teksa ishte duke biseduar me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, ndërsa ishin në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë.

Të dy zyrtarët uruan Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj. Dhe duke qenë se ishin uluar afër njëri-tjetrit ata përfituan nga rasti dhe zhvilluan një bisedë të shkurtër.

Mendohet se në fokus të bisedës së shkurtër ka qenë debati i hapur për kreun e SHISH-it, një ditë pasi zoti Meta inkurajoi të gjithë aktorët që të sillen në mënyrë sa më të përmbajtur dhe institucionale kur bëhet fjalë për një shërbim të tillë të një rëndësie të veçantë dhe delikate.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/