Presidenti i vendit Ilir Meta e ka nisur vitin e ri 2019 në Kosovë.
Meta ka publikuar në Facebook një foto ku shfaqet bashkë me bashkëshorten Monika Kryemadhi dhe tre fëmijët e tyre teksa kanë vizituar Bjeshkët e Rugovës.
Presidenti e ka shoqëruar foton me një urim për shqiptarët: “Nga Bjeshkët e Rugovës, ju uroj Gëzuar të gjithëve Vitin e Ri të porsanisur”.





