27 maj 2015 – Kreu i Kuvendit, Ilir Meta e priti sot kreun e qeverisë serbe bashkë me…Isa Boletinin. Piktura që ndodhet pas krahëve të dy zyrtarëve është vënë në sallën e pritjes së delegacioneve në Kryesinë e Kuvendit. Siç raporton Lapsi.al, në pikturë shihet heroi Isa Boletini që prin kryengritësit malësorë, të cilët luftuan kundër serbo-malazezëve në vitin 1910. Megjithatë, kryeministri serb nuk e ka konsideruar “provokacia” dhe s’ka pasur ndonjë reagim.