Kryetari i Partisë së Lirisë e quan ‘të rëndë” situatën aktuale pasi hakerat nxorën në publik të dhëna dhe informacione të cilat mund të cënojnë sigurinë kombëtare. Prokuroria urdhëroi dje ndalimin e publikimit të këtyre emaileve ndërkohë që Ilir Meta bën përgjegjës Edi Ramën.

Këtu gjithë shteti ka dalë lakuriq. Është ekspozuar në një mënyrë të turpshme. Është moment shumë i rëndë. Vetëm dorëheqja e Edi Ramës mund të vendosë besimin e qytetarëve tek institucionet. Pasi ka qenë ai garanti i hakerimit të parë. Ai ka marrë përsipër i pari që patronazhistët kanë bërë një punë shumë të mirë. Kanë çdo të dhënë çdo individ. Vetëm dorëheqja e tij mund të rivendosë besimin te shteti e institucionet, siguria kombëtare e siguria publike. Rama ka gënjyer ka mashtruar”, tha Ilir Meta.

Deklarata u bë në një konferencë për median ku tha se mbështeste dhe kërkesën e pedagogëve.

“Gjej rastin që të mbështes kërkesën e pedagogëve për kushtet e rritjes së pagave të tyre, mbështes peticionin e studentëve që mos të na ikin nga këtu. Kërkesat e tyre janë modeste. Përse mos t’i kemi këtu. Të ndërpritet pagesat e paligjshme, mashtruese për inceneratorët dhe veprat korruptive. Ka mundësi për të rritur pagat e pedagogëve dhe për t’u blerë librat flas fëmijëve të familjeve që s’kanë mundësi. Nuk mund të zgjidhet kjo me kërcënime për ditën e parë të shkollës, që do të ketë sanksione por të mbajnë librat e pastër”.