Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook një videomesazh dy orë para nisjes së manifestimit kundër grushtit të shtetit.
Teksa shfaqet me Kushtetutën dhe një tufë me lule mimoza në duar, Meta thotë se edhe pak momente e ndajnë nga nisja e pranverës kuqezi.
“Të dashur motra dhe vëllezër Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës. Edhe pak momente na ndajnë nga nisja e pranverës kuqezi. Mirë se vini të gjithë”, thotë Meta.





