Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të emërojë Shemsi Prençin Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile.

Lajmin e bën me dije zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të emërojë z.Shemsi Prençi Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile.”, shkruan ai në Facebook.

Prençi ka mbajtur më herët postin e kreut të Emergjencave Civile për rreth dy vite, mirëpo Rama e largoi nga detyra duke e zëvendësuar me Haki Cakon, ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit.