Kryertari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka thënë se indeksi i rritjes së korrupsionit po ecën paralelish me indeksin e rritjes së varfërisë në vend.

Me anë të një postimi në FB, sipas tij, falë “Rilindjes” jemi të parët për korrupsion në continent.

Indeksi i rritjes së korrupsionit ecën paralelisht me indeksin e rritjes së varfërisë. Falë “Rilindjes” jemi të parët për korrupsion në kontinent dhe rajon ndaj jemi të parët edhe për nivelin e varfërisë dhe pamundësisë të dy të tretave të popullsisë për të përballuar jetesën”, shkruan ai.

Meta shtoi se vetëm Ndryshimi, çkapja e shtetit dhe rivendosja e Llogaridhënies lufton varfërinë dhe rikthen shpresën për familjet shqiptare.