26 qershor 2015 – Kreu i LSI-së Ilir Meta, ka prezantuar sot 13 këshilltarët bashkiakë për Tiranën, dhe gjithashtu ka përcjellë falënderimet e tij për të gjithë ata që i kanë votuar.
Një falënderim të veçantë dhe të jashtëzakonshëm, Meta ia drejtoi Durrësit, i cili tha se në këtë qytet LSI-ja ka arritur rezulatin më të mirë në shkallë vendi, ku ka fituar 13 këshilltarë bashkiakë.
Përveç falënderimeve, kreu i LSI-së është përgjigjur edhe për zërat e fundit që flasin për një përçarje mes tij dhe kreut të qeverisë, Rama. Ai tha se raportet me Ramën janë konstruktive dhe bashkëpunuese dhe e ka falënderuar këtë të fundit për mbështetjen që i ka dhënë kandidatëve të LSI-së.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/