Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është pyetur këtë të premte për arsyen se pse kohet e fundi është shfaqur shumë rrallë në media.
I ftuar në News 24, ai ka sqaruar se kjo ka ardhur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe se do të rikthehet sapo të rikuperohet.
“Jam këshilluar nga mjekët të qëndroj sa më larg të jetë e mundur ambienteve të mëparshme dhe toksike, deri në një moment rikuperimi të plotë, i cili po ndodh”, tha ai.