Presidenti Ilir Meta është distancuar nga vendimi i kryedemokratit Lulzim Basha për ish-kryeministrin Sali Berisha, ama ka dhënë një koment pozitiv për nismën e këtij të fundit për rikthim në PD.

Meta thotë se doktor Berisha sa më i vjetër aq më tërheqës e demokrat bëhet.

”Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla sepse nuk është kjo detyra ime, sigurisht që Berisha nuk mund të rri të them, doktori është si vera, sa më i vjetër aq dhe më tërheqës e demokrat bëhet. ”– tha Meta.