Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur i bindur se në 14 maj opozita do të fitojë tre bashkitë më të rëndësishme në vend. Bëhet fjalë për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.

Në një intervistë për Syri.tv, Meta më tej theksoi se 15 maji do të jetë një ditë shumë herë më e mirë për Shqipërinë dhe se do të rikthehet besimi tek demokracia.

“Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin i fiton opozita. Belind Këlliçi në Tiranë, është figurë e re, doli nga një proces transparent. Igli Cara në Durrës, Luçiano Boçi në Elbasan. Këta do të votohen. Luçiano Boçi figurë e re është, ka qenë ndonjëherë kryetar bashkie? Intelektual. Igli Cara, ka qenë ndonjëherë kryetar i bashkisë së Durrësit? Figurë e re është. Janë kandidatë të padiskutueshëm, superiorë në të gjitha aspektet. Kandidojnë për herë të parë në këtë detyrë.15 maji do të jetë një ditë shumë herë më e mirë për Shqipërinë se 14 maji dhe do të çelë një stinë shumë të zjarrtë ndryshimesh por edhe rikthimin të entuziazmit dhe besimit të njerëzve te demokracia, llogaridhënia dhe tek forcat politike që nuk janë të gjitha njësoj”, ka thënë Meta.