Presidenti Ilir Meta teksa po fliste për protestën e 8 janarit, iu drejtua me një mesazh të fortë e të qartë kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kreu i Shtetit iu drejtua kryedemokratit, duke i thënë se “Po ti mo zotëri, nëse do të shpëtosh partinë tënde e të tregosh se je ndryshe nga Berisha, Rama e Meta, afroheni një javë para Kuvendin”.
Ndërsa për Berishën, Meta tha se e ka shprehur hapur që ka dobësi për të, por ai shtoi se nuk është dakord me parullën e tij se revolucionin një ditë e drejtojmë e një ditë na drejton





