Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe presidentin Ilir Meta, teksa ka publikuar në Instagramin e tij një video të montuar të të dyve.

Rama ka shkëputur një moment të presidentit gjatë një konferencë për shtyp, të cilës i bashkëngjit Kryemadhin duke kërcyer me blogerin Olti Curri.

“Orë vallëzimi – Mënyra të ndryshme kërcimi nga belaja, Hyrja pa pagesë, fikni celularin”, shkruan kryeministri.