Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në parlament në adresë të tij.
Meta paralajmëron kreun e qeverisë të mos guxojë të vërë dorë mbi marrëveshjen e 5 qershorit ndërsa e quan peng të bandave dhe armiqve të Shqipërisë.
“Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën.
MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!
Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë.
Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.
Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala.”– shkruan Meta në Facebook.





