Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me Presidentin bullgar, Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama bërë sot në seancën plenare.

“Nuk do dëshiroja të shprehesha për çështje të brendshme, aq më tepër të merresha me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit, që e njohin gjithë shqiptarët. Ajo që është e rëndësishme është se Presidenti i Bullgarisë është këtu, na mbështet për negociatat. Kushtet ndaj vendit tonë kanë ardhur duke u shtuar, dhe që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe me luftën kundër fenomeneve të tilla, për të cilat raportet botërore tregojnë kush e ka përgjegjësinë. Shpresojmë të ecim megjithatë drejt një mundësie pozitive.” – tha Meta.