Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përcjellë sot një mesazh pë qytetarët shqiptarë me rastin e Ditës ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor.

“Të dashur miq, Shenjtorja Nënë Tereza, simboli shqiptar dhe botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor, ka thënë se: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, kjo porosi e Nënë Terezës, të na shërbejë si shembull frymëzimi se si njerëzit e zakonshëm, me shumë dashuri, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë e solidaritet”, shkruan Meta në faqen e tij të “Facebook”-ut.

Image may contain: 2 people, text