Aktorja e madhe e skenës shqiptare Margarita Xhepa feston sot 87-vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht ndodhet në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka vizituar në spital artisten e njohur ku i ka dhuruar dhe një buqetë me lule dhe i ka uruar shërim të shpejtë.

Shumë pranvera të tjera të lumtura për yllin e kinematografisë shqiptare, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa.
I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t’i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike
”, shprehet Meta.