Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillave Bashkiakë për forcimin e raportit me qytetarët për mbrojtjen e interesit publik.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se është e domosdoshme që të forcohet raporti me qytetarët dhe kjo duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme, nëpërmjet transparencës dhe llogaridhënies.
“Do doja t’ju ftoja për të bërë edhe detyrën më të rëndësishme, përveç punës tuaj me përgjegjësi si këshilltarë në këshillat e reja të bashkive, lidhjen e përditshme me komunitetin, me grupet e interesit, dëgjimin e tyre, marrjen e mendimeve të tyre.
Mendoj se është e domosdoshme ta forcojmë këtë raport me qytetarët dhe ky raport forcohet vetëm duke treguar në mënyrë të vazhdueshme, të përditshme, që ju jeni garantë të transparencës, të llogaridhënies, të mbrojtjes së interesit publik”, shprehet Meta.